image Luizi merr për herë të parë nënën në koncert, ka një kërkesë për burrat

Bota e Yjeve

Luizi merr për herë të parë nënën në koncert, ka një kërkesë për burrat

news image

Luizi Ejlli, personazhi fenomen në Shqipëri, vijon të ketë vëmendjen kryesore në media. Ndërkohë që vazhdon të jetë shumë i ngarkuar me koncerte, artisti duket se gjithmonë gjen kohë të lirë për t’iu dedikuar personave të zemrës.

Bëhet fjalë për Kiarën dhe nënën e tij, me të cilat së fundi, ka qënë në një dasëm dhe ka publikuar një foto familjare, e cila ka marrë pëlqime pafund në rrjetet socale.

Në një koncert të dhënë së fundmi, Luizi është shprehur se ndihet tepër i emocionuar dhe shkak për këtë është nëna e tij, e cila gjendet në një klub natë për të ndjekur koncertin e të birit, për herë të parë.

“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa i shtuar kësaj situate, disa nota humori, duke thënë: “Çuna mos ma ngacmoni”, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik.

/GazetaSinjali/