image Luizi ia kthen Maestros pasi i tha se ka kënduar vetëm dy këngë: Në njërën prej tyre ke qenë në kor

Bota e Yjeve

Luizi ia kthen Maestros pasi i tha se ka kënduar vetëm dy këngë: Në njërën prej tyre ke qenë në kor

news image

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në BBVA ka pasur një përballje të fortë mes Luizit dhe Armaldos.

Luizi i është përgjigjur një prej deklaratave të Armaldos në dhomën e rrëfimit, i cili është shprehur se nuk mund të vijë një person që ka vetëm dy këngë dhe të bëjë gjëra për të dëmtuar karrierën e tij prej viteve.

Kësaj deklarate Luizi i është përgjigjur duke thënë se prej dy këngëve që ai ka, në njërën prej tyre ai ka qenë në kor.

“E para që tha ka kënduar dy këngë, e para, këtë e kam pas në një prej tyre në kor. Unë nuk nxjerr dhe nuk fus askënd, por kam në dorë të nxjerr në pah disa talente apo humorin që mund të ketë dhe këtë e kam bërë me Armaldon”, është shprehur Luizi.

/GazetaSinjali/