image Luiz thotë se Arsenali mund ta rivalizojë Liverpoolin për titull

Futboll

Sport/ Luiz thotë se Arsenali mund ta rivalizojë Liverpoolin për titull

news image

David Luiz mendon se skuadra e Arsenalit në këtë sezon mund ta rivalizojë Liverpoolin për titullin e Ligës Premier.

Mbrojtësi që kaloi në këtë verë te Gunners nga skuadra e Chelseas, ka thënë se ata mund ta fitojnë në këtë edicion titullin e ligës angleze.

Për mua, ky start i yni në ligë do të thotë se ne mund të fitojmë titullin e Ligës Premier dhe nëse ju nuk punoni për këtë gjë atëherë e humbisni vetë titullin”, ka thënë Luiz.

Më tutje ai ka thënë se dëshiron të fitojë tituj me Arsenalin, pasi që mendon se mund të bëjnë gjëra të mëdha së bashku në këtë sezon.

Skuadra londineze ka humbur vetëm një ndeshje në këtë sezon, derisa qëndrojnë nëntë pikë mbrapa Liverpoolit.

Kujtojmë se Arsenali që nga viti 2004 nuk ka arritur ta fitojë Ligën Premier./Gazeta Sinjali/