image Lührmann: Po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën

Politikë

Lührmann: Po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Ministrja gjermane për Klimë dhe Evropë, Anna Lührmann, ka folur për marrëveshjen finale për dialogun Kosovë-Serbi si dhe liberalizimin e vizave.

Lührmann është shprehur se është duke u punuar për tu arritur liberalizimi i vizave për Kosovën në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim.

“Ne aktualisht po përgatitemi shumë për Samitin e Berlinit, më 3 nëntor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë marrëveshje këtu. Është e rëndësishme që me këtë afatin deri më 31 tetor të mos ketë tensione këtu. Kjo është me e rëndësishme, dhe gjithashtu po punojmë me Brukselin për të arritur liberalizimin e vizave për Kosovën, në mënyrë që Këshilli Evropian të marrë vendim….(Liberalizimi i vizave) Në procesin e normalizimit që po udhëhiqet nga zoti Lajçak janë disa hapa që duhet ndjekur, dhe unë mendoj se duhet bërë sa më shumë progres edhe këtu.”, tha ministrja gjermane në Prime Time.

/GazetaSinjali/