Ministrja për Evropë në qeverinë e Gjermanisë, Anna Lührmann ka vlerësuar se Drafti i fundit i publikuar për Asociacionin, nuk është i autorizuar nga qeveria e Gjermanisë.
Ajo në Kanal10 ka thënë megjithatë, që është tepër mirë kur shoqëria civile angazhohet për këte temë sepse duhet të ketë marrëveshje.
“Ky është një draft i bërë me mbikëqyrjen e një shoqate gjermane, Friedrich Ebert Foundation, dhe ata kanë punuar me ekspertë të pavarur. Ky draft në asnjë mënyrë nuk është i autorizuar nga Qeveria gjermane, por ne besojmë se është mirë kur shoqëria civile angazhohet në këtë temë, sepse do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje për statutin e këtij Asociaiconi të komunave serbe. Edhe për mua duket problematike për t’i dhënë komeptenca të plota ekzekutive. Por, mendoj se është mirë që të ketë bashkëpunim me këto komuna, për të gjetur një rrugë se si mund t’i organizojnë dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre”, ka thënë ajo në një intervistë për Prime Time.