image Luftimet Rusi-Ukrainë, situata aktuale

Botë

Luftimet Rusi-Ukrainë, situata aktuale

news image

Luftimet por edhe zhvillimet politike në mes Ukrainës dhe Rusisë janë duke vazhduar.

Forcat ruse sipas raportimeve të fundit po zmbrapsen në rrethinë të Kievit, ku edhe janë duke marrë pozicione mbrojtëse, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme, marina ukrainase tha se një anije ruse u bombardua në portin Berdyansk në Detin Azov.

Po ashtu, udhëheqësit botërorë u takuan në Bruksel për një raund samitesh urgjente të NATO-s, Këshillit Evropian dhe G7, ndërsa kërkuan të harmonizojnë përgjigjet e tyre ndaj pushtimit të Rusisë, me SHBA-në që njoftoi sanksione të reja dhe ndihmë për refugjatët .

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Zelensky nuk kërkoi një zonë të ndaluar fluturimi në një fjalim drejtuar NATO-s, por bëri thirrje për ndihmë ushtarake dhe mbrojtje më të mirë ajrore.

Mirëpo, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i kërkoi Evropës të injorojë këmbënguljen e Rusisë se pagesa për dërgesat e ardhshme të gazit rus do të duhet të bëhet në rubla , një njoftim që bëri që çmimet evropiane të gazit të rriten.

Në lidhje me situatën aktuale u deklarua edhe Presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili tha se NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar, duke e përshkruar këtë si të kundërtën e asaj që priste presidenti Putin.

/GazetaSinjali/