image Pas shpalljes së Shqipërisë si vend jomiqësor nga Rusia, deklarohet Rama

Shqipëri

Pas shpalljes së Shqipërisë si vend jomiqësor nga Rusia, deklarohet Rama

news image

Në një konferencë të jashtëzakonshme, këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.

“Informoj publikun lidhur me krijimin e një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-s edhe më gjerë, në kushtet e kërcënimit të përditshëm ekonomik.

Energjia është e palca e shtyllës kurrizore e të gjithë sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur. Unë kam paralajmëruar atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një agresioni të armatosur.

Çmimi i brendit të naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë”, tha Rama./A2

/GazetaSinjali/