image Lufta në Ukrainë, Kievi e shfaq një raketë me aftësi bërthamore të lëshuar nga Rusia

Evropë

Lufta në Ukrainë, Kievi e shfaq një raketë me aftësi bërthamore të lëshuar nga Rusia

news image

Rusia tani është duke përdorur raketa me aftësi bërthamore me koka jo-eksplozive për të shterur mbrojtjen ajrore të Ukrainës, ka thënë ushtria ukrainase.

Në një konferencë për media tregohen disa pjesë që thoshin se janë të raketa të lundrimit X-55, të dizajnuara për përdorim bërthamor, të gjetura në dy rajonet perëndimore të Ukrainës.

“Raketat po lëshohen për të shteruar sistemin e mbrojtjes ajrore të vendit tonë”, tha një zyrtar ukrainas.

Ai tha se testimet në fragmente nuk treguan nivele jonormale të radioaktivitetit.

Ekspertët ushtarakë ukrainas thonë se Rusia mund të ketë varfëruar ndjeshëm arsenalin e saj të madh të raketave pas kryerjes së sulmeve masive në infrastrukturën kritike të Ukrainës në javët e fundit.

Rusia, e cila filloi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt, nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/