image Lufta në Ukrainë, dalin shifrat: 499 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1594 të plagosur

Botë

Lufta në Ukrainë, dalin shifrat: 499 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1594 të plagosur

news image

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës ka publikuar shifrat e të vrarëve dhe të plagosurve në Ukrainë gjatë luftës ndaj Rusisë.

Sipas këtyre shifrave, del që 499 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 1594 janë plagosur në Ukrainë gjatë rrjedhës së luftës deri më tani.

Viktimat e fundit të listuara janë dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeç, të cilët u plagosën si rezultat i zjarrit me raketa në rrethin Ochakiv të rajonit të Mykolaiv, dhe një 14-vjeçar i cili u plagos si rezultat i bombardimeve të armikut në qytetin e Kupyansk. Të dyja ndodhën më 8 gusht.

/GazetaSinjali/