Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova sapo ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë fonde për Kosovën në vlerë prej 160 milionë eurosh, në luftën kundër Covid-19, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo këtë ua ka bërë të ditur gjatë bisedave dy ditore që ka pasur me ministren e Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe atë të Financave, Besnik Bislimi.
“Më shumë se 160 milionë euro Bashkimi Evropian do të mund të ndaj për Kosovën, në kuadër të asistencën makrofinanciare. Ato do të ndahen në periudhën prej 2-6 muaj, për sektorin e bujqësisë, sektorinë privat si dhe në lehtësimin e varfërisë”, ka shkruar Apostolova në profilin e saj zyrtar në Twitter./GazetaSinjali/