image Luana i vë përballë dy vipa shqiptar që nuk flasin me njëri-tjetrit?

Bota e Yjeve

Luana i vë përballë dy vipa shqiptar që nuk flasin me njëri-tjetrit?

news image

Luana Vjollca po rikthehet në ekran dhe ky ishte një lajm fantastik për fansat e saj të shumtë që po e presin me padurim nisjen e programit ‘’Zemër Luana’’.

Shou televiziv do të nis transmetimin këtë të diel (6 nëntor) nga ora 21:00 ndërsa do të na mbajë të gozhduar para ekranit të dielave përgjatë tërë sezonit.

Një nga të ftuarit e parë u zbulua se ishte Butrint Imeri, i cili ka zbuluar disa detaje interesante përmes një video, e cila ishte e para gjatë xhirimeve.

Në një video të shkurtër Butrinti zbulon pak nga skena, look-un fantastik të Luanës në puntatën e parë dhe Bes Kallakun, i cili u përfol si njëri nga kapitenët e skuadrave.

Por ai që mori vëmendje më të madhe ishte Olsi Bylyku, i cili duket në prapavijë afër këngëtarit.

Nuk dihet nëse Olsi do të jetë përballë Besit si kapiten i skuadrës tjetër, apo ishte i ftuar.

Prej kohësh përflitet se Bes Kallaku dhe Olsi Byluku kanë prishur raportet dhe nuk flasin me njëri-tjetrin dhe si duket Luana ia doli t’i vë përballë.

Se çfarë na ka rezervuar autorja dhe moderatorja e njohur mbetet të presim deri të dielën.

/GazetaSinjali/