image LSDM: Nuk do të ketë zgjedhje të reja në Maqedoninë Veriore

Rajon

LSDM: Nuk do të ketë zgjedhje të reja në Maqedoninë Veriore

news image

LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë. Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij. Mickoskin e interesojnë vetëm zgjedhje dhe si ta kapë pushtetin, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër”, thuhet në reagimin e kësaj partie, raporton Alsat M.

Ky subjekt politik ka siguruar që nuk do të ketë zgjedhje, prandaj, ka kërkuar nga Mickoski që të ndërpresë “maltretimin” që po ua bën qytetarëve.

Zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është e rritur, është zgjedhur qeveri e re, Mickoski të ndërpresë me obstruksione dhe ta maltretojë opinionin me dëshirat e tij personale”, thanë nga LSDM-ja./GazetaSinjali/