Selektori i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas eliminimit nga Anglia.
Gjermania u eliminua nga Anglia, e cila arriti në çerekfinale të “Euro 2020”.
“Panzerët” u eliminuan nga golat e Sterling dhe Kane dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit e Low në krye të Kombëtares gjermane.
Ai u shpreh i zhgënjyer, pasi sipas tij dëshira dhe vullneti për të kaluar tutje ekzistonte.
“Është një zhgënjim tepër i madh, për të gjithë ne”, tha Low.
“Ekzistonte besimi në skuadër që mund të shkonim tutje, por ne ndeshje të mëdha si kjo, është kruciale të shfrytëzosh shanset e pakta që do të keni në ndeshje, dhe mendoj që kjo gjë e bëri dallimin sonte”, përfundoi Joachim Low. /Gazeta Sinjali Sporti/