image Lovren flet për përzgjedhjen e 11-shes së vitit, akuzon FIFA-n për racizëm për mos inkuadrimin e Salah-ut

Futboll

Lovren flet për përzgjedhjen e 11-shes së vitit, akuzon FIFA-n për racizëm për mos inkuadrimin e Salah-ut

news image

Dejan Lovren është treguar i pamëshirshëm në deklaratën e tij të fundit.

Kroati, që dikur luante me Liverpool, është pyetur për mungesën e Mohamed Salah në formacionin më të mirë të vitit nga FIFA.

Mbrojtësi ka thënë se Salah ka bërë gjithçka, por ka insistuar në një lloj racizmi. Kështu të paktën kuptohet nga ato që tha ai.

“Nuk ka vend për Salah në formacionin e vitit? Përsëri? Njerëzit që e njohin futbollin e dinë se ai meriton të jetë aty”, ka thënë Lovren.

“Çfarë duhet të bëhet për të qenë aty? Ndoshta pasaportë evropiane”, shtoi kroati, duke insistuar kështu në paragjykime etnike nga FIFA.

Këto komente të Lovren kanë qarkulluar shumë sot nëpër rrjetet sociale.  /Gazeta Sinjali Sporti/