Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Loredana Zefi, ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Kein Plan” dhe është në bashkëpunim me rep-artistin gjermano-turk, Mero.
Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip në kanalin zyrtar të Loredanës në Youtube.
Ky është bashkëpunimi i parë i rep-artistëve dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Sinjali/