image Lopët ngjyrosen si zebra, kjo është arsyeja

Botë

Japoni/ Lopët ngjyrosen si zebra, kjo është arsyeja

news image

Disa studiues japonezë vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha si zebra, për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u konstatua se lopët me vija të bardha kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.

“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra incidenca e kafshimit të mizave është 50 përqind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël”, tha njëri nga studiuesit.