image Lopa del në rrugë në Arllat të Drenasit, rrezikon shoferët (VIDEO)

Sinjalizime

Lopa del në rrugë në Arllat të Drenasit, rrezikon shoferët (VIDEO)

news image

Jo çdo herë janë shoferët e veturave janë ata që rrezikojnë njëri tjetrin në trafik, nganjëherë ata rrezikohen nga kafshët që dalin në mes të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë e tillë ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në Arllat të Drenasit, ku një lopë ka dalë në mes të rrugës duke bllokuar kështu komunikacionin dhe rrezikuar shoferët.

Në një video të dërguar nga një sinjalizues shihet se si lopa fillimisht ecën krah për krah me automjetet, kurse e njëjta pasi fillon që të ndiqet nga një person ajo shpejton hapat

Sipas këtij sinjalizues prania e kësaj lope në rrugë po rrezikon shoferët.

“Lopa në asfallt rrezikon shoferat”, tha sinjalizuesi.

/Gazeta Sinjali/