Komuna e Malishevës ka njoftuar se janë lokalizuar zjarret të cilat ishin shkaktuar sot në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit ky zjarr i ndezur gjatë ditës së sotme ka shkaktuar rrezik eshë për shtëpitë e banimit në këtë komunë.
Tutje komuna ka njoftuar se zjarret janë shuar me ndihmën nga komunat fqinje, si ajo e Drenasit, Rahovecit dhe Prizrenit.
“Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit”, shkruhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës
Malishevë, 2 gusht
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa zjarre të hapura, por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit.
Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizrenit.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve dhe në të njëjtën kohë ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta, pasi kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve.