image Lokali full/ Biznesi i ish-ministrit të PDK-së nuk jep kuponë fiskal

Kosovë

Lokali full/ Biznesi i ish-ministrit të PDK-së nuk jep kuponë fiskal

news image

Partia Demokratike e Kosovës po synon ta rimëkëmbë vendin, premtim ky me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky subjekt politik në programin e tij premtoi 1 miliard euro për ekonomi, por një “rimëkëmbje” e tillë nuk mund të bëhet kur bizneset e zyrtarëve të lartë të kësaj partie shkelin ligjin duke marrë para pa lëshuar kuponë fiskal, shkruan Gazeta Sinjali.

Një mos-lëshim i kuponit fiskal ka ndodhur sot rreth orës 15:00, te biznesi “Matisse” në Rrugën B të kryeqytetit, ku një nga aksionarët e këtij biznesi është edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali që sot gjatë ditës ishte klient në këtë biznes, ka thënë se nuk iu lëshua kuponi fiskal, por vetëm një tip fature që nuk regjistrohet askund.

Gjithashtu ai i ka thënë Sinjalit se ka insistuar që të pajiset me kupon fiskal, mirëpo stafi i këtij biznesi është arsyetuar duke thënë që ka tollovi dhe nuk kanë mundësi.

Lidhur me këtë, Gazeta Sinjali ka vizituar biznesin në fjalë për të mësuar arsyen e mos-lëshimit të kuponëve fiskalë.

Njësojë sikur iu arsyetuan sinjalizuesit edhe për Gazetën Sinjali thanë të njëjtën gjë “ Ishte tollovi dhe nuk kemi mundur t’ia lëshojmë kuponin fiskal”.

Pamje kur klientët po qëndronin në lokal pa kuponë fiskal.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar edhe Uran Ismailin në mënyrë që t’ia mundësoj atij që ta jap versionin e tij, por i njëjti nuk iu është përgjigjur telefonatave deri atëherë kur Gazeta Sinjali i ka shkruar mesazh dhe Ismaili e ka kuptuar temën.

Nga Gazeta Sinjali është kontaktuar edhe menaxheri i këtij biznesi, i cili vazhdimisht mohonte se një gjë e tillë mund të ketë ndodhur, pavarësisht se Gazeta Sinjali kishte fakte për këtë gjë.

Është e pamundur, nuk besoj, s’ka shans me ndodhë. Për besë, ka mujt m’i ra në dorë prej shankut , s’po besoj që ka ndodhë”, tha ai.

Mirëpo përkundër arsyetimit të Uran Ismailit dhe menaxherit të biznesit të tij, provat e Sinjalit dëshmojnë të kundërtën.

Kujtojmë se drejtuesit e bizneseve të ndryshme në Kosovë vazhdimisht po gjejnë zgjidhje për t’i ikur tatimit duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet për të fituar “para bonus”.

/Gazeta Sinjali/