image Nuk lëshoi kuponët, mbyllet lokali më i njohur në Tiranë!

Rajon

Nuk lëshoi kuponët, mbyllet lokali më i njohur në Tiranë!

news image

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar mbrëmjen e të enjtes (1 gusht) kompleksin Taivan në qendër të Tiranës për mungesë të kuponit tatimor.

Mbyllja është njoftuar nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe në një postim në Instagram,  ku njofton se nga sot do të mbyllet restoranti, kafeneja, kazinoja dhe çdo shërbim që ofronte ky kompleks, pasi që  për të dytën herë radhazi është kapur pa kupon tatimor në të gjitha tavolinat.

“Ky është Taivani! Nga dje në mbrëmje i mbyllur i gjithi! Mu në zemër të Tiranës dhe pa asnjë-zero kupon tatimor ne çdo tavolinë! Për herë të dytë! Kështu që mbyllur kafeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!”, është shprehur Braçe.

Braçe thekson se,  s’ka rëndësi kush je dhe kë njeh, nëse nuk respekton ligjin, biznesi mbyllet.

“Të jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash, ose zbato ligjin, ose do mbyllesh! Mos kërko kot, nuk të ndihmon dot askush!” ka thënë Braçe.

Subjekti afaristë “Taivan” është në pronësi të Besnik Sulës, i njohur si Beso i Taivanit.
/Sinjali/