image Lokali është djegur tërësisht, flasin nga policia për zjarrin në Bogë

Siguri

Lokali është djegur tërësisht, flasin nga policia për zjarrin në Bogë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se është djegur njëri ndër lokalet më të frekuentuera në Bogë, “Wolfpack”, si pasojë e djegies së një shtëpie në afërsi të këtij biznesi.

Tani lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia në Pejë.

“Rreth orës 18:45 Policia është njoftuar për një zjarr në një kafiteri në Bogë. Lokali është djegur tërësisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe është duke u hetuar rasti. Persona të lënduar nuk ka. Vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, policia bëri të ditur se zjarri është shuar.

/Gazeta Sinjali/