Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se është djegur njëri ndër lokalet më të frekuentuera në Bogë, “Wolfpack”, si pasojë e djegies së një shtëpie në afërsi të këtij biznesi.
Tani lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia në Pejë.
“Rreth orës 18:45 Policia është njoftuar për një zjarr në një kafiteri në Bogë. Lokali është djegur tërësisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe është duke u hetuar rasti. Persona të lënduar nuk ka. Vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, policia bëri të ditur se zjarri është shuar.