image Lokalet në Aeroportin e Prishtinës nuk e ndalin punën as në fundjavë

Kosovë

Lokalet në Aeroportin e Prishtinës nuk e ndalin punën as në fundjavë

news image

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbylljen e subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë gjatë fundjavës, duket se nuk po gjen zbatim të plotë në tërë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale, shihet se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kafeteritë edhe sonte po vazhdojnë punën e tyre.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të kuptuar nëse është intervenuar në këtë pjesë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Kujtojmë se, për shkak të rritjes së infektimeve, Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së COVID-19.

Njëra nga masat është: Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00. /Gazeta Sinjali/