image Lojtari i Ballkanit tallet me tifozët e Liverpool

Futboll

Futboll/ Lojtari i Ballkanit tallet me tifozët e Liverpool

news image

Lojtari i Superligës së Kosovës që luan për Ballkanin, Mirlind Daku është tallur me tifozët e Liverpool pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Daku përmes një postimi ka ironizuar me krahasimet që tifozët e ‘The Reds’ bënin mes Liverpoolit të tanishëm dhe Manchester United-in e 1999 që kishte fituar tripletën, transmeton Gazeta Sinjali.

“Liverpool aq e mirë sa fituesit e tripletës së 99-ës thatë?”, ka shkruar Daku.

Skuadra e Liverpool sonte u eliminua nga Atletico Madrid me rezultat të përgjithshëm 2:4./Gazeta Sinjali/