image Lojtarët e Werder Bermen testohen për koronavirus – ky është rezultati i Milot Rashicës

Futboll

Futboll/ Lojtarët e Werder Bermen testohen për koronavirus – ky është rezultati i Milot Rashicës

news image

Skuadra e Werder Bermen, ku luan Milot Rashica,  tashmë ka filluar me stërvitje por nën rregullat strikte.

Infektimi i tre futbollistëve të Koln ka ngritur alarmin tek skuadrat gjermane që të kenë kujdes më të shtuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Skuadra e Rashicës ka bërë përsëri testet për koronavirus dhe gjatë ditës së djeshme ka marrë rezultatet.

Fatmirësisht as Rashica apo ndonjë lojtar apo anëtar i stafit nuk ka rezultuar pozitiv, lajmëron skuadra e Werder Bermen.

Bundesliga pritej që të fillonte me datën 9 maj por qeveria ka kërkuar që ky vendim të shtyhet për më vonë.

Tashmë çdo skuadër në Bundesligë po stërvitet nën rregullat strikte dhe me grupe të vogla të lojtarëve./Gazeta Sinjali/