image Lojtarët e Bajernit dhe Dortmundit pranojnë ulje page për ta shpëtuar klubin

Futboll

Futboll/ Lojtarët e Bajernit dhe Dortmundit pranojnë ulje page për ta shpëtuar klubin

news image

Futbollistët e Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit kanë rënë dakord që të ulin rrogat për sa kohë nuk do të luhet futboll prej koronavirusit.

Bundesliga e ka ndërprerë aktivitetin prej datës 8 mars. “Bild” raporton se lojtarët e Dortmundit ranë dakord që të marrin 80% të rrogës së tyre për sa kohë nuk luhet futboll dhe të njëjtin shembull morën edhe kolegët e tyre kampionë.

Në takim është vendosur që rrogat do të ulen edhe 10% të tjera në rast se kampionati do të vazhdojë me dyer të mbyllura. Edhe trajneri i verdhezinjve, Lusien Favre, i cili paguhet me 4.5 milionë euro në sezon, u shpreh i gatshëm për të shkurtuar edhe ai rrogën e tij.

Shpenzimet e rrogave të Dortmundit janë 140 milionë euro në vit dhe me këtë mekanizëm klubi pritet të kursejë rreth 2.3 milionë euro në muaj. Kjo masë pritet që të ndihmojë të mbahen në punë 850 punonjës të tjerë. Shembullin e Bajernit dhe Dortmundit pritet ta ndjekë edhe klubi i Shalkes gjatë kësaj jave.

/Gazeta Sinjali/