Shqipëria ka luajtur sot testin e dytë miqësor, kundër Republikës Çeke, transmeton Sinjali Sport.
Çekia fitoi me rezultat 3-1, përkundër lojës së mirë nga kuqezinjtë.
Skuadra çeke kaloi në epërsi në minutën e 18-të më anë të Patrick Schick, më pas Shqipëria e barazoi rezultatin në minutën e 42-të, përmes një supergoli të sulmuesit Sokol Cikalleshi, duke qenë kjo e tëra nga mysafirët.
Çekia në pjesë të dytë realizoi dy herë përmes Lukas Masopust dhe Ondrej Celustka.
Ky takim u zhvillua në stadiumin “Generali Ceska” në Pragë. /Gazeta Sinjali Sporti/