Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, i cili po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije, të cilin po e trajtonte në ordinancën private.
Ky i fundit është arrestuar sot, pak momente pas publikimit të lajmit se dhunoi një 3-vjeçare me autizëm.
Veç kësaj, i njëjti nuk posedonte as licencë për profesionin që e ushtronte, ndërsa së fundi u emërua në krye të repartit nga Pranvera Zejnullahu – Raçi.
Së fundmi, është publikuar një video e defektologut të Logopedisë, Iljasa Fazliu, ku shihet duke i rënë fyellit.
Gjatë ditës së sotme është publikuar një audio-incizim, ku Iljasa Fazliu në cilësinë e logopedit dëgjohet duke e keqtrajtuar profesionalisht dhe duke abuzuar me një vajzë 3-vjeçare e cila ishte dërguar nga prindërit për tretman tek Fazliu.