Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re, Rozeta Hajdari.
Rozeta Hajdari, tani do të jetë ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve strategjike Ndërmarrsisë dhe Industrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lluka i ka uruar suksese dhe e ka njoftuar për të arriturat, projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që pritet të fillojnë në fushën e Teknologjisë, Energjisë, Ndërmarrjeve publike dhe Minierave.
Po ashtu, ai ka dorëzuar edhe raportin e detajuar të punës, të cilën ai e ka bërë gjatë periudhës shtator 2017 dhe shkurt 2020.
Në anën tjetër ministrja Hajdari e ka falënderuar ministrin në largim, Valdrin Lluka, për punën e tij të bërë dhe ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që të qojë përpara sektorët të cilat mbulon kjo ministri./Gazeta Sinjali/