image Llogaritet se rreth 30 milionë euro humbje patën bizneset në këto 2 javë mbylljeje

Financa

Llogaritet se rreth 30 milionë euro humbje patën bizneset në këto 2 javë mbylljeje

news image

Vendimi i Qeverisë për mbylljen e bizneseve për dy javë, do të ndikojë në uljen e qarkullimit dhe të konsumit, thonë nga komuniteti i biznesit, madje sipas tyre trendi aktual i humbjeve në Kosovë është rreth 30 milionë euro.

Masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, të cila janë në fuqi nga data 7 prill deri nesër më 18 prill, përfshijnë pezullimin e aktiviteteve në shërbimet e gastronomisë, përveç shërbimeve “merr me vete” dhe atyre me porosi. Po ashtu është e ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, në një intervistë për Ekonomia Online tha se mbyllja do të ketë ndikim në uljen e qarkullimit dhe të konsumit, duke shtuar se për të dal nga kjo gjendje duhet të kompensohet dëmet nga Qeveria.

“Për të dalë nga vështirësia duhet të kompensohet mbyllja. Vitin e kaluar kemi pasur rënie ekonomike 6% dhe kemi qëndruar keq për nga vendet e rajonit dhe ajo ka ndodhur për shkak se patëm krizë politike ku dy qeveri nuk janë funksionale dhe nuk mundën me pas ndikimin në ekonomi sa duhet. Sa do të ketë ndikim varet prej qeverisë sa do të investojë në ekonomi sepse ka rënie të hyrave në buxhet”, shtoi Panxha.

Ndërsa, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, tha se trendi aktual i humbjeve në Kosovë sa i përket operatorëve ekonomik dhe sektorëve që janë të mbyllur është rreth 30 milionë.

Madje, ai tha se në këto përkufizime duhet të përfshihen shtyrja e borxheve, ndëshkimeve dhe kredive.

Sipas analizave tona trendi aktual i humbjeve në Kosovë mund të faturohet rreth 30 milionë aktual dhe ishte vendim i pa llogaritur mirë, që do të duhet të korrigjohet dhe të përcillet me disa vendime të tjera shtesë duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e operatorëve ekonomik, të sektorëve që janë të mbyllur në mënyrë që ata sa më lehtë të kalojnë këto ditë të mbylljes duke përfshirë shtyrjen e borxheve, ndëshkimeve, interesit qoftë të tatimeve të ndryshme dhe kredive prandaj një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ato duhet të faturohen e gjithë tek biznesi dhe biznesi e ka të vështirë që ato t’i kompensojë kohën e humbur”, shtoi Shahini. /Gazeta Sinjali/