image Llochi, artisti që po sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare

Muzikë

Muzikë/ Llochi, artisti që po sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare

news image

Llochi është njëri ndër artistët më unik në estradën shqiptare. Ai përmes satirës dhe këngëve parodike ka arritur të shndërrohet në njërin prej artistëve më të pëlqyer për momentin.

Që nga viti 2017, krijimtaria e Llochit gradualisht ka arritur të bëhet virale në rrjetet sociale, falë teksteve që i shkruan si dhe talentit për muzikën.

Kanali i artistit në YouTube deri më tani numëron mbi pesë milionë shikime, si dhe mbi 10 mijë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në 9 projekte sa numëron deri më tani Llochi, dy prej tyre si: “Avdushi” dhe “Pse po ma then zemrën”, numërojnë mbi 1 milion klikime në platformën Youtube.

Së fundmi Llochi ka publikuar këngën e re të titulluar “Shoqet”, ku në klipin e këngës marrin pjesë edhe aktorët e njohur shqiptarë si: Ylber Bardhi, Kaltrinë Zeneli dhe Molikë Maxhuni. Ky projekt në vetëm pak ditë ka arritur të marrë afër 200 mijë shikime, si dhe shumë komente pozitive nga publiku, të cilët nuk kanë hezituar t’i tregojnë atij që është i zoti në punën që bën./Gazeta Sinjali/