image "Llaseri" sulmon me thikë një 17-vjeçar në Prizren, kapet nga Policia e Kosovës

Siguri

“Llaseri” sulmon me thikë një 17-vjeçar në Prizren, kapet nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Demokrat Morinën, i njohur me nofkën “Llaseri”, për shkak të dyshimit se i njëjti ka tentuar të therë me thikë një 17-vjeçar në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga policia e rajonit të Prizrenit, në përgjigjen e të cilëve thuhet se Morina i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore 17-veçarit.

“Po, mund të konfirmoj rastin. Ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën ‘Zhuri 89’, në Prizren. Viktima, i lindur në vitin 2004 ka pësuar lëndim të lehtë në krah dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thanë për Sinjalin nga policia e këtij rajoni.

“Llaseri” është ndalur për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/