Skuadra e Llapit nga Podujeva do të ndeshet me Prishtinën, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet në garat evropiane, transmeton Sinjali Sport.
“Fituesi i titullit kampion, FC Prishtina dhe fituesi i Kupës së Kosovës, KF Llapi, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare, të shtunën më 12 qershor në ora 17:30 në stadiumin e qytetit në Gjakovë zhvillojnë ndeshje miqësore”, njofton KF Llapi.
Është një miqësore e mirëseardhur për të dy ekipet për të pa formën.
Prishtina është në garat parakualifikuese në Champions League dhe Llapi në Conference League. /Gazeta Sinjali Sporti/