Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur kandidaturën për mandatin e dytë në këtë komunë, por përmes këtij njoftimi, ka dalë edhe kundër PDK-së.
Lladrovci nuk ka treguar nëse do të jetë i pavarur apo do të garojë nën logon e PDK-së.
“Unë, Ramiz Lladrovci, shpall kandidaturën për mandatin e dytë në krye të komunës së Drenasit!. Për mungesë të konfirmimit të kandidaturës time për kreun e komunës së Drenasit, nga ana e Kryesisë dhe U.D. të kryetarit të PDK-së, shpall kandidaturën time si kandidat për kreun e komunës së Drenasit, edhe për një mandat!”, shkroi Lladrovci në Facebook.
Lladrovci thotë se shpalljen e kandidaturës e ka diskutuar më herët edhe me ish-kryetarin Kadri Veseli.
Lladrovci në këtë njoftim ka kritikuar edhe disa individë të degës së PDK-së në Drenas.
“Kishte të tillë që deklaronin se dega nuk e duron kryetarin e komunës që nuk është i dëgjueshëm. Madje, pati edhe një distancim publik nga anëtarët e kryesisë së Degës për mua dhe punën time. Për tri vjet, puna ime ka rezultuar me aderimin e 9 asamblistëve të partive tjera në grupin e asamblistëve të PDK-së. Por kjo, disa keqbërësve nuk ju pëlqeu. Prandaj, nuk marr përgjegjësi për gjendjen e krijuar”, thotë më tej Lladrovci.