image Lladrovci nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive në Drenas

Kosovë

Lladrovci nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive në Drenas

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, përfituesit e këtyre shtëpive do të zgjidhen nga komisioni i caktuar nga Komuna në koordinim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të përfundojë gjatë vitit 2021.

“Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të përfundojë gjatë vitit 2021, ndërsa përzgjedhja e familjeve përfituese do të bëhet nga komisioni i caktuar nga Komuna, në koordinim me Shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Komunës./Gazeta Sinjali/