image Kryetari i Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje me Halil Kastratin për ndërtimin e 20 shtëpive

Kosovë

Kryetari i Vushtrrisë nënshkruan marrëveshje me Halil Kastratin për ndërtimin e 20 shtëpive

news image

Komuna e Vushtrrisë dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”e udhëhequr nga Halil Kastrati, sot kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e 20 shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar mes kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit dhe Halil Kastratit.

Edhe 20 shtëpi për familjet skamnore e pa strehim në Komunën e Vushtrrisë Faleminderit z. Halil Kastrati, Zoti të…

Posted by Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare on Tuesday, June 30, 2020

Kujtojmë që vitin e kaluar, Komuna e Vushtrrisë bashkë me këtë organizatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në Vushtrri kanë ndërtuar 28 shtëpi si dhe kanë blerë 4 banesa për familjet skamnore. /Gazeta Sinjali/