image Lladrovci me një shkrim të gjatë për Thaçin: Krenar me juve president

Politikë

Lladrovci me një shkrim të gjatë për Thaçin: Krenar me juve president

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur edhe një herë shqetësimin rreth pretendimeve të Zyrës së Prokurorit Special, duke përshkruar të kaluarën e përbashkët me presidentin Thaçi.

Pasi ka cekur shokët e përbashkët, me Thaçin, të vrarë gjatë luftës, ka shkruar se “fati e deshti se as Ju, as Kadriu, as unë, nuk e patëm nderin të jemi në këtë radhë të viganëve në altarin e lirisë. Për fat të keq, ka ardhur një kohë e ligë që të jepen lëvdata vetëm kur të vdesim, apo të lavdërojmë vetëm komandantët dhe ushtarët që janë të vrarë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Lladrovci më tutje ka theksuar se ai nuk ka pritur mirënjohje nga ata që i luftuan për vdekje kosovarët.

“Ne nuk kemi mundur të presim mirënjohje as fjalë miradije nga ata që na luftuan për vdekje, nga ata që kryen gjenocid dhe u goditën nga bombat e NATO-s. Secili që u ngrit çlirim, vetëm vdekja e priste, por nuk u ndalëm. Andaj, ashtu si të gjithë çlirimtarët e botës, je krenar, ashtu si tërë populli për çfarëdo kontributi në rrugën për çlirim’, është shprehur Lladrovci./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/posts/2709180829354015?xts%5B0%5D=68.ARAZXnJ9sjkIZUDCJ8WJ37ykPzWxYX0iJALyqSSOavbNt0EuhSx0EY3rAlUqz7nxVeSsdQCwnSeVdNbYQ6p-ZBc4iCZE_ON9i7eufHpZCU-0ae8UwgQFarURziuPSr2OWusVPiu3CRs875xT_LtbcvS-FFBE6A08F1ga83Ondxx0HEkHUhVeUT0Gtr0_l0TPeSDu9S1KgSCptL-S4v6-jkCnBG4vMKJspGG-aBIpsdL40nzPJFIdnYWfIpMAtXVRh57IW6IHFCA7LjXVqLUvBCDHZ7k_l7dBFXcQpdecyeMHlyf-GDqrODSLeHJrmOikN2tHzVpl_9BkPd0eW_JIUhNWfeMH&tn=-R