image Liverpooli vihet pas sulmuesit gjerman

Futboll

Futboll/ Liverpooli vihet pas sulmuesit gjerman

news image

Liverpooli janë shumë të interesuar në sulmuesin e Leipzigut, Timo Werner, sipas tabloidit gjerman, Bild.

Raporti detajon se Jurgen Klopp është fans i madh i 23 vjeçarit i cili ka klauzolë të lirimit prej 60 milionë euro.

Werner, i cili është me kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023, ka shënuar 25 gola dhe ka prodhuar 10 asiste në 30 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, transmeton Gazeta Sinjali.

Leipzigu momentalisht janë në vendin e dytë në Bundesligë me një pikë më pak se lideri, Bayern Munich.

Ndërkohë, Liverpooli kanë njërin ndër sezonet më impresionues në histori të Premierligës./Gazeta Sinjali/