image Liverpooli vazhdon me fitore edhe ndaj Crystal Palace/ Arsenali ndalet në paqe me Burnleyn

Futboll

Liverpooli vazhdon me fitore edhe ndaj Crystal Palace/ Arsenali ndalet në paqe me Burnleyn

news image

Liverpool ka marrë një fitore mjaft të mundimshme ndaj Crystal Palace, ndonëse rezultati flet të kundërtën. Në anën tjetër, Arsenal lëshuan pikë në shtëpi ndaj Burnley.

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim kundër Crystal Palace, në një ndeshje ku VAR-i dhuroi një tjetër moment për t’u komentuar.

‘Reds’ kaluan në epërsi në minutën e 8’ të takimit, me golin e shënuar nga Virgil Van Dijk, derisa epërsinë e dyfishoi Oxlade Chamberlain me golin e minutës së 32’.

Në pjesën e dytë skuadra e Crystal Palace luajti më mirë dhe ngushtoi epërsinë në 1:2 qysh në minutën e 55’, me Edouard.

Vendasit patën edhe disa raste të tjera shënimi, por Alisson ishte në elementin më të mirë të mundshëm.

Arsenal në anën tjetër ka luajtur baras 0:0 me Burnley, duke bërë një hap të gabuar në garën për top katërshe.

Liverpool me fitore ngushton diferencën me Manchester City në vetëm nëntë pikë, duke shkuar në 48 pikë në total. Arsenal në anën tjetër ka 36 pikë në pozitën e gjashtë. Crystal Palace mbetet me 24 pikë, derisa Burnley numëron pikën e 12-të. /Gazeta Sinjali Sporti/