image Liverpooli tregon futbollistët që janë në shitje në merkaton e verës

Futboll

Liverpooli tregon futbollistët që janë në shitje në merkaton e verës

news image

Liverpooli ka bërë listën me lojtarët që do të largojë, pjesë e saj është edhe mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri, përcjell Sinjali Sport.

Një mori lojtarësh të Liverpooli mund të largohen nga klubi këtë verë, me një total prej tetë skuadrave të para që thuhet të futen në listë.

Sipas ‘Echo’, thuhet se Marko Grujiq, Xherdan Shaqiri, Divock Origi, Harry Wilson, Takumi Minamino, Taiwo Awoniyi, Loris Karius dhe Ben Woodburn janë në shitje.

Raporti i tyre thotë se “Reds” po kërkojnë të mbledhin rreth 80 milionë euro nga shitjet e tyre këtë verë që Jurgen Klopp të investojë në skuadrën e tij.

Gjithashtu, edhe Gini Wijnaldum, Yasser Larouci dhe Adrian janë në rrugë për t’u larguar nga klubi muajin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/