image Liverpooli topin, Atletico golin – Përfundojnë pjesët e para në Ligën e Kampionëve

Futboll

Futboll/ Liverpooli topin, Atletico golin – Përfundojnë pjesët e para në Ligën e Kampionëve

news image

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Në dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar, është shënuar vetëm një gol.

Në ndeshjen Atletico Madrid-Liverpool, ekipi spanjoll është duke shënuar fitore. Gjatë minutës së katërt, pati një habi në mbrojtjen e anglezëve, të cilën më së miri e shfrytëzoi Saul.

https://twitter.com/Instantgoalss/status/1229859715213090816

Gjatë pjesës së parë, Liverpool pati posedimin, por nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar.

Kurse në ndeshjen tjetër, Dortmund-PSG po zhvillohet një lojë e kujdesshme, me një dominim të lehtë të gjermanëve.

Rezultati është i barabartë dhe pritet një pjesë e dytë më interesante./Gazeta Sinjali/