image Liverpooli po e 'çmonton' Cityn, realizon edhe golin e tretë në Wembley (VIDEO)

Futboll

Liverpooli po e ‘çmonton’ Cityn, realizon edhe golin e tretë në Wembley (VIDEO)

news image

Liverpooli ka mbyllur pjesën e parë të gjysmëfinales së FA Cup ndaj Man Cityt me rezultat të thellë 3-0 në Wembley, shkruan Sinjali Sport.

Të Kuqtë nuk po ndalen derisa tani janë pranë arritjes për në finale të Kupës FA.

Konate e hapi sfidën pas një goli me kokë në minutën e 9-të, për tu dyfishuar epërsia përmes Sadio Manes në minutën e 17-të, i cili e shfrytëzoi gabimin nga portieri i Man Cityt.

Krejt në fund të pjesës së parë, Mane realizoi golin e dytë personal të ndeshjes pas një aksioni të mirë ndërtuar nga ekipi i Jurgen Klopp.

Golin e Sadio Manes mund ta ndiqni KËTU

/GazetaSinjaliSport/