image Liverpooli nuk dëshiron ta rikthejë Wijnaldumin - Sinjali

Liverpooli nuk dëshiron ta rikthejë Wijnaldumin

news image

Liverpool nuk është duke e marrë as në konsideratë rikthimin e mesfushorit Georginio Wijnaldum nga PSG.

Holandezi që u largua nga Liverpool si agjent i lirë në verë, iu bashkua skuadrës së Mauricio Pochettinos.

Sidoqoftë, jeta në “Parkun e Princave” nuk ka qenë ajo që pritej për Wijnaldum që është i hapur për rikthimin te “Reds” në janarin e vitit 2022.

Mirëpo, gazetari i ‘Athletic’, James Pearce thotë se Liverpool nuk është duke konsideruar një huazim të mesfushorit.

“Do isha i befasuar nëse PSG do ta huazonte Wijnaldum në janar. Edhe nëse e bëjnë, Liverpool nuk do provonte rikthimin. Nëse largohet nga Paris do ishte titullar i garantuar në një skuadër tjetër dhe nuk mendoj që Klopp do ta aprovonte një gjë të tillë”.

Wijnaldum ka bërë 22 paraqitje këtë edicion për PSG-në, por ka qenë titullar vetëm nëntë herë nën urdhrat e Pochettinos në Ligue 1. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin