image Liverpooli në janar duhet t'i zëvendësojë tre sulmues - Sinjali

Liverpooli në janar duhet t’i zëvendësojë tre sulmues

news image

Klubit anglez, Liverpool, do t’i duhet të gjejë sulmues deri në janar të vitit të ardhshëm pasi Mane e Salah nuk do të jenë pjesë e tij.

Dy yjet e klubit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane do të jenë pjesë e Kupës së Afrikës me kombëtaret përkatëse.

Përveç tyre, edhe Nabi Keita për një kohë të gjatë nuk do të jetë pjesë e “Anfield Road” për të njëjtën arsye.

“Reds” kanë startuar mirë derisa Salah është në formën më të mirë të tij, e mungesa e tij do të jetë minus i madh për klubin.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin