image Liverpooli ndalet nga Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Futboll

Liverpooli ndalet nga Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

news image

Liverpooli është ndalur me barazim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit të ri në Premier League.

Të Kuqë u ndodhën dy herë në disavantazh, teksa arritën që të rikthehen duke e evituar humbjen.

Sfidën e zhbllokoi serbi Aleksandr Mitrovic i cili shënoi me kokë në minutën e 32-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 64-të, Darwin Nunez realizoi një gol të bukur me thembër pas një asistimi nga Salah.

Vendasit reaguan sërish duke kaluar në epërsi, përsëri me anë të Mitrovic i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 72-të.

Liverpool nuk u dorëzua dhe e barazuan edhe njëherë rezultatin, këtë herë me anë të Salah i cili shënoi pas një gabimi në mbrojtjen kundërshtare në minutën e 80-të.

Epilogu final u mbyll me rezultat të barabartë 2-2, teksa nënkampioni nuk e nis mbarë kampanjën e re, kurse për Fulhamin mund të jenë dy pikë mjaft të mëdha për të debutuar në Premier Ligë.

/GazetaSinjaliSport/