image Liverpooli mposhtë Leedsin pa ndonjë problem, vazhdon rrugën drejt kreut

Futboll

Liverpooli mposhtë Leedsin pa ndonjë problem, vazhdon rrugën drejt kreut

news image

Liverpooli vazhdon formën e lartë edhe në udhëtim ndaj Leedsit, shkruan Sinjali Sport.

Të kuqtë mposhtën Leedsin me rezultat të pastër 0-3.

Ylli i skuadrës së Klopp, Mohamed Salah realizoi golin e parë, të dytin e realizoi Fabinho, kurse për të përmbyllur u përkujdes Sadio Mane.  

Në këtë ballafaqim ndodhi një ndërhyrje “horror” në lojtarin anglez të Liverpoolit, Harvey Elliott, i cili e theu këmbën nga ndërhyrja e Pascal Struijk, e që më pas u ndëshkua me të kuq.

Pas kësaj fitore mysafirët ngriten në pozitën e tretë me 10 pikë, kurse vendasit mbesin në atë të 17-ën me dy pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/