image Liverpooli mposht me lehtësi Aston Villan, kalon tutje në Kupën FA

Futboll

Liverpooli mposht me lehtësi Aston Villan, kalon tutje në Kupën FA

news image

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që të sigurojë kualifikimin për në raundin e katërt në Kupën FA, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti Aston Villan, skuadër e cila në këtë ndeshje u paraqit me futbollistë nga grupmosha U23, pas rasteve pozitive me koronavirus të paraqitura në skuadrën e parë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Villa-Park’ ka përfunduar me rezultatin 1-4. Sadio Mane shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa nga një shënuan edhe Georgino Wijnaldum e Mohamed Salah.

Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi 17 vjeçari, Louie Barry.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 61-të dhe ishte asistues te dy golat e fundit të kampionit anglez.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka siguruar kalimin për në fazën 1/16 e finales në Kupën FA. /Sinjali Sportiv/.