image Liverpooli mposht Man Cityn dhe siguron biletën për në finale të Kupës FA

Futboll

Liverpooli mposht Man Cityn dhe siguron biletën për në finale të Kupës FA

news image

Liverpooli ka triumfuar në gjysmëfinalen e Kupës FA ndaj Manchester Cityt, për të prekur finalen e kompeticionit, shkruan Sinjali Sport.

“Të Kuqtë” kanë mposhtur “Qytetarët” me rezultat 3-2 në takimin e zhvilluar në Wembley.

Konate e hapi sfidën pas një goli me kokë në minutën e 9-të, për tu dyfishuar epërsia nga Sadio Mane në minutën e 17-të pas një gafe nga portieri Steffen.

“Reds” nuk u ndalën dhe realizuan edhe golin e tretë pak pa përfunduar pjesa e parë, me protagonist sërish Sadio Manen i cili realizoi një gol të bukur.

Jack Grealish ri-hapi sfidën duke realizuar që në fillim të pjesës së dytë për ta zbutur rezultatin në 3-1.

Bernardo Silva e ngushtoi epërsinë në 3-2 në fund të ndeshjes por që ishte e mjaftueshme për të kaluar në finale klubi i tij.

Liverpooli prek finalen e Kupës FA e cila është e para e tyre që nga sezoni 2011-12, kur kishin luajtur ndaj Chelseas.

/GazetaSinjaliSport/