image Liverpooli kompleton blerjen e parë për sezonin 2022-23 - Sinjali

Liverpooli kompleton blerjen e parë për sezonin 2022-23

news image

Liverpooli ka konfirmuar blerjen e parë për sezonin 2022-23.

Klubi anglez ka kompletuar transferimin e Fabio Carvalhos i cili do t’i bashkohet klubit këtë verë.

Sulmuesi 19-vjeçar do të përfundojë zyrtarisht kalimin te Reds më 1 korrik.

Carvalho luajti një rol kyç në promovimin e Fulhamit në Premier League në sezonin 2021-2022, duke shënuar 10 gola dhe duke ofruar tetë asistime në 36 ndeshje teksa skuadra e Marco Silva fitoi titullin kampion.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: