image Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Villas, ëndërron ende titullin

Futboll

Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Villas, ëndërron ende titullin

news image

Liverpooli ka triumfuar me mjaft vështirësi ndaj skuadrës së Aston Villas në Villa Park.

Të Kuqtë kanë triumfuar me rezultat 2-1 si mysafir, duke përmbysur rezultatin.

Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë, përmes mesfushorit Douglas Luiz i cili realizoi me kokë.

Vetëm tre minuta më vonë, Të Kuqë u kundërpërgjigjen shpejtë me anë të mbrojtësit Joel Matip i cili shënoi në minutën e gjashtë. Pjesa e parë u mbyll me po këtë rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë, heroi i Liverpooli doli të jetë Sadio Mane i cili shënoi me kokë në minutën e 65-të pas një harkimi nga Luis Diaz.

Vendasit bën përpjekje të mëdha në fund të ndeshjes për ta barazuar rezultatin, megjithatë Të Kuqtë arritën të mbajnë portën e paprekur për minutat e mbetura të ndeshjes, duke arritur në fund një fitore të rëndësishme.

Me këtë fitore, Liverpooli barazohet me pikë me Manchester Cityn, me nga 86 pikë, megjithatë Man City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, që do ta zhvillojë nesër mbrëma ndaj Wolves si mysafir.

/GazetaSinjaliSport/